Telenews

Vjedhje në një shtëpi në Mitrovicë të Veriut grabiten para, ari dhe çanta

Një burrë ka raportuar në polici se në shtëpinë e tij në lagjen e Doktorëve në Mitrovicë të Veriut, persona të panjohur kanë hyrë me forcë dhe i kanë vjedhur para, stoli ari dhe tri çanta krahu, transmeton Telenews.al.

Sipas Policisë së Kosovës, ende nuk ka të arrestuar lidhur me rastin.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se person/a të panjohur me përdorim force kanë depërtuar brenda në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para, stoli ari dhe tri çanta krahu. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin,” thuhet në raportin zyrtar të Policisë.

Të ngajshme

Aksident i rëndë në Skenderaj – s’dihet për të lënduar (VIDEO)

Donat Hashani

Osmani pati të drejtë kur foli për ndërhyrjen e Trumpit në konfliktin Kosovë-Serbi?

Donat Hashani

Zemaj për VV-në: Nëse nuk i ka 61 vota, është mirë të lëshojë rrugë (VIDEO)

Donat Hashani