Telenews

Mjet i dyshuar në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, policia rrethon vendin e ngjarje

Policia e Kosovës e ka pranuar sot një informacion për një mjet të dyshuar në një pompë të derivateve, në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.  Menjëherë është rrethuar vendi i ngjarjes.

Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në rajonin e Prishtinës, ka thënë se bëhet fjalë për një automjet të parkuar në afërsi të pompës.

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshuar në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, saktësisht në një automjet të parkuar në afërsi të një pompe të derivateve”.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti.

Të ngajshme

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Rrezarta Ramaj

Rama: Nuk jap dorëheqje, jam i gatshëm për dialog

Rrezarta Ramaj

Yjet e futbollit dhe partneret e tyre mahnitin me paraqitjet në tapetin e kuq të “Topit të Artë”

Rrezarta Ramaj