Telenews

Gruaja e CEO-së së Astronomer heq mbiemrin e burrit pas videos virale në koncertin e Coldplay

Pas videos virale ku drejtori ekzekutiv i kompanisë Astronomer, Andy Byron, u pa në një moment intim me drejtoreshën e burimeve njerëzore të firmës, Kristin Cabot, bashkëshortja e tij Megan ka bërë një veprim domethënës në rrjetet sociale.

Ajo ka hequr mbiemrin e burrit të saj nga profili i saj në Facebook, në atë që shumë e kanë parë si një shenjë të qartë reagimi ndaj situatës.

Momenti që shkaktoi zemërim të madh në internet ndodhi gjatë një koncerti të Coldplay në Boston, ku Byron u kap nga “kamera e puthjes” me Cabot.

Pas transmetimit në ekran gjigand, Cabot u duk e turpëruar dhe u përpoq të mbulonte fytyrën, ndërsa Byron u përpoq të shmangte vëmendjen duke u kthyer.

Reagimi nuk vonoi nga publiku online. Një përdorues i rrjetit X (ish-Twitter) vuri re ndryshimin në profilin e Megan Byron, e cila ka dy fëmijë me CEO-n.

“Gruaja e Andy Byron tani e ka larguar mbiemrin e tij nga Facebook dhe i ka lënë komentet hapura! Çfarë akti elegant! Bravo Megan”, shkruante postimi që mori mbështetje të gjerë.

Komentet dhe mbështetja për Megan u shumuan, me shumë përdorues që i bënë thirrje të kërkojë divorc dhe të “marrë çfarë i takon”, ndërsa videoja vazhdon të bëjë xhiron e rrjetit.

Të ngajshme

DiCaprio shijon pushimet me të dashurën e re

Donat Hashani

Dalin pamje nga momenti kur Dafina Zeqiri merr në duar për herë të parë birin e saj

Donat Hashani

Amber i përgjigjet komentit transfobik “femër lind, nuk bëhesh”: Feminitetin nuk ia kam vjedhur askujt

Valjeta Turkaj