Telenews

Nis ndërtimi i ëndrrave X Company vendos gurthemelin e parë në Fushë Kosovë!

Sot u vendos gurthemeli në kompleksin banesor “Linda” në Fushë Kosovë, në kuadër të projektit të parë të kompanisë ndërtimore X Company, në bashkëpunim me kompaninë Al Trade.

Ky hap simbolik shënon fillimin zyrtar të ndërtimit të një prej komplekseve më premtuese në zonë, që do të përfshijë banesa moderne dhe cilësore, të përshtatura me nevojat e komunitetit lokal.

X Company dhe Al Trade synojnë përmes këtij projekti të sjellin zhvillim të qëndrueshëm urban, duke kontribuar në krijimin e hapësirave të reja për jetesë me standarde bashkëkohore.

Vendosja e gurthemelit  është hapi i parë drejt ndërtimit të një kompleksi që do të ndërtojë jo vetëm shtëpi, por edhe besim dhe siguri për banorët e ardhshëm.

Ky bashkëpunim shënon një kapitull të ri në tregun ndërtimor të Kosovës dhe rajonit që tregon angazhimin e dy kompanive për zhvillim të qëndrueshëm dhe cilësi në ndërtim.

📲 Për më shumë informacione dhe për të ndjekur nga afër projektet në zhvillim, vizitoni:
Instagram: @xcompany.llc

Të ngajshme

Kolona në kufi, pritjet deri në 30 minuta –

KushtrimGuraj

Policia gjobit kompanitë që shkelën kufizimin për kamionët mbi 20 tonë në autostrada –

KushtrimGuraj

Policia nga dje mbi Urën e Ibrit, Ambasada e Gjermanisë: Mbesim të përkushtuar që KFOR të ruajë mjedis të sigurt për të gjithë –

KushtrimGuraj