Telenews

Ahmeti i jep tender të negociuar mbështetësit të tij

Komuna e Lipjanit ka dhënë tender të negociuar për pastrimin e objekteve. Kjo ndodhi pavarësisht faktit se në Kosovë operojnë shumë kompani që ofrojnë këtë lloj shërbimi, të cilat nuk patën mundësi të konkurrojnë në mënyrë të hapur. Kontratën në vlerë prej 20 mijë euro e fitoi Haris Karameta, që del të jetë simpatizues i Imri Ahmetit.

Në platformën e-prokurimit me 18.07.2025, u publikua njoftimi se komuna e Lipjanit ka dhënë një tender njëburimor.

Kontrata ka të bëj me “Mirëmbajtja dhe pastrimi i objekteve Komunale“.

Fitues i tenderit prej 20 mijë euro u shpall Haris Karameta.

Sipas dosjes punët që duhet të kryhen janë: Mirëmbajtja dhe  pastrimi i objekteve të institucioneve komunale. Pastrimi i objektit të Komunës, Objekti i QPS-së, Arkivi historik i qytetit të Lipjanit.

Mirëmbajtja dhe  pastrimi i objekteve të institucioneve komunale. Pastrimi i objektit të komunës me sip 5000m2, oborri i komunës me sip 1200m2, Objekti i QPS-së me sip 340m2, Arkivi Historik i qytetit të Lipjanit me sip 1350m2,  Zyret e vendit te gjendjes Civile ne disa lokalitete si: Shalë 64 m², Janjevë 28 m², Gadime 77 m², Kraishtë 44 m², Magure 1= 35 m², Magure 2 =  25 m²”, thuhet në kontratë.

Çka e lidh Imri Ahmetin me fituesin e tenderit?

Personi që u shpërblye me tender, nuk është emër i panjohur për kryetarin e Komunës, Imri Ahmetin.

Gazeta Insajderi ka hulumtuar rreth personit që ka fituar kontratën dhe del t jetë mbështetës i të parit të komunës.

Haris Karameta në profilin e tij ka disa postime dedikuar Ahmetit, në njërin prej tyre edhe e quan kampion.

 

Karameta mohon se njohja me kryetarin ka ndikuar që ta fitojë tenderin

Haris Karameta, në një përgjigje për Insajderin tha se askush nuk mund të ndihmojë sepse procedurat kryhen në e-prokurim

Ndërsa për kryetarin tha se e njeh si qytetar.

“Nuk kemi asgjë personale me kryetarin, ai është i afërt me çdo qytetar dhe për ketë jemi mirënjohës për thjeshtësinë që ka”, tha ai në përgjigjen e dhënë për Insajderin.

Por, mënyra se si u dha kontrata ka ngritur dyshime.

Komuna kufizoi konkurrencën duke ia dhënë tenderin mbështetësit të kryetarit

Në vendin tonë ekzistojnë disa kompani që ofrojnë shërbime pastrimi.

Por, komuna ka kufizuar konkurrencën duke mos ia dhënë mundësinë operatorëve të tjerë që të japin ofertat në formën e hapur.

Kontratat njëburimore mund të lidhen sipas Ligjit të Prokurimit Publik por duhet të plotësohen disa kushte.

Ndër këto kushte sipas nenit 35 janë: Në raste emergjente kur nuk ka kohë për të ndjekur procedurat e zakonshme ose kur ekzistojnë arsye të veçanta teknike ose artistike që justifikojnë përzgjedhjen e një ofruesi të veçantë.

“Nëse, për arsye objektive dhe të detyrueshme teknike ose artistike, kontrata duhet ti ipet një operatori të caktuar ekonomik; Nëse, për arsye të mbrojtjes së të drejtave të pronës intelektuale apo industriale apo të drejtave ekskluzive, kontrata mund t’i ipet vetëm një operatori të caktuar ekonomik;

Nëse, për aq sa është shumë e nevojshme për arsye të emergjencave ekstreme që janë shkaktuar nga ngjarje objektivisht të verifikueshme të cilat nuk kanë pasur mundësi të parashikohen me arsye nga autoriteti përkatës kontraktues, autoriteti i tillë kontraktues nuk mund ta japë kohën e kërkuar për ushtrimin e cilësdo procedurë tjetër që parashtrohet në këtë ligj.”, thotë ligji.

Kontratat njëburimore janë ngritur si problem për diskutim nga organizatat e shoqërisë civile që e monitorojnë prokurimin publik.

Të ngajshme

Humb jetën turisti te Shkëmbi i Kavajës

KushtrimGuraj

“Speciale më e veçantë se specialet e tjera”: Qysh ua ktheu shpinën Kurti, servilëve të tij në RTK

KushtrimGuraj

Gazetari Balla poston foto duke e puthur vajzën në buzë, nxit reagime

Donat Hashani