Telenews

Astrit Selmani refuzon të gjitha ofertat nga Evropa, karrierën do ta vazhdoj në Azi

astrit-selmani-refuzon-te-gjitha-ofertat-nga-evropa,-karrieren-do-ta-vazhdoj-ne-azi

Astrit Selmani refuzon të gjitha ofertat nga Evropa, karrierën do ta vazhdoj në Azi

Astrit Selmani do të largohet nga futbolli evropian dhe karrierën do ta vazhdojë në Kinë.

Sulmuesi kosovar pati një sezon të suksesshëm me Dinamon e Bukureshtit në kampionatin rumun, ku realizoi 14 gola dhe dha tetë asiste në 36 paraqitje.

Pas këtij edicioni, ai ishte përfolur për një transferim në disa klube evropiane, përfshirë Rakow në Poloni dhe Kasimpasa në Turqi.

Megjithatë, sipas mediumit suedez Expressen, 27-vjeçari është shumë pranë një marrëveshjeje me një klub nga Kina.

Transferimi pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim, me kusht që të mos ndodhë ndonjë e papritur në fazat e fundit të bisedimeve.

Expressen mëson se Selmani ka refuzuar oferta konkrete nga Montreal në MLS dhe Rijeka në Kroaci për të ndjekur këtë mundësi në Azi.

Ky hap pritet të jetë i rëndësishëm në aspektin financiar, ndërkohë që Selmani do të nisë një sfidë të re në futbollin aziatik pas aventurave në Suedi, Danimarkë, Izrael dhe Rumani.

Të ngajshme

KV Drita nga Gjilani do ta organizojë BVA Kupën e Klubeve për Femra 2025

Valjeta Turkaj

Messi me paraqitje të jashtëzakonshme me dy gola e dy asistime në fitoren e thellë të Inter Miamit

KushtrimGuraj

Të gjithë po pyesin se përse duelet vendimtare të boksit zhvillohen në Wembley – renditen përgjigjet

KushtrimGuraj