Telenews

Vdes një punëtor pas shembjes së kranit në Prishtinë

Një person rreth 20 vjeç ka humbur jetën pasi një kran u shemb të martën në një vendpunishte pranë rrugës A në Prishtinë.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Qendra e Mjekësisë Urgjente, duke bërë të ditur se viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Nga incidenti ka mbetur i lënduar edhe një person tjetër, i cili është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.

Rrethanat e shembjes së kranit janë duke u hetuar nga autoritetet kompetente.

Të ngajshme

Djali i Jakup Krasniqit: Kur të përfundojë dënimin 25-vjeçar, babai mund të mos jetë gjallë –

KushtrimGuraj

Lushtaku publikon foton e Gërvallës me flamurin e Serbisë: Tradhtare e kombit –

KushtrimGuraj

“Jo në emrin tim” – Në natën e tretë, nis protesta në zemër të Prishtinës kundër vendimit të Speciales –

KushtrimGuraj