Telenews

Arrestohet një police në Glloboçicë – ka verifikuar në mënyrë të paautorizuar nëse një shtetas serb kërkohet nga Kosova

Hetuesit e IPK-së kanë arrestuar një zyrtare policore me dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale të “keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar” kurse me vendim të prokurorit të njëjtës i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Bazuar në autorizimet ligjore, Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar edhe suspendimin e zyrtares policore e cila ishte e angazhuar me detyrë në Pikën e Kalimit Kufitar Glloboçicë, Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje – Kaçanik, njofton IPK.

“Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtarja policore duke shfrytëzuar bazën e të dhënave të policisë kufitare në mënyrë të paautorizuar, ka verifikuar dhe regjistruar në sistemin të dhënat e një qytetari – shtetas i Republikës së Serbisë.

Qytetari nuk ka qenë fare prezent në këtë pikë kalim kufitar  kurse dyshimet janë se zyrtarja policore ka bërë këtë regjistrim që të vërtetonte nëse shtetasi i Republikës së Serbisë ishte apo jo në kërkim policor”, thuhet në njoftim.

“Hetuesit e IPK-së në koordinim më Prokurorinë Themelore në Ferizaj do të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore për të ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti”, përfundon njoftimi.

Të ngajshme

Haiziri, VV-së: Ju edhe ministra edhe deputetë – me këtë logjikë mundeni me qenë edhe prokurorë

Valjeta Turkaj

Dyshohet për vetëvrasje në Prizren, viktima kishte armë me leje policia i konfiskon

Erzana Fazliu

MPJD apel qytetarëve: Mos udhëtoni me pasaportë të skaduar, kontrolloni dokumentet para nisjes

Valjeta Turkaj