Telenews

Nëntë persona të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Gllarevë të Klinës

Nëntë persona janë lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur në fshatin Gllarevë të Klinës.

Në vendin e ngjarjes kishin dalë edhe dy autoambulanca, pos zyrtarëve policorë.

Fadil Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë të Pejës, ka pohuar se në aksident të përfshira janë tri vetura.

“Sipas mjekut kujdestar, njëri nga të lënduarit ka lëndime serioze”.

“Ndërsa tetë të tjerët janë me lëndime më të lehta, të gjithë po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës”, u shpreh Gashi.

Aksidenti në fjalë ndodhur rreth orës 18:37.

Të ngajshme

Rasti i Agon Zejnullahut – Sindikata e PK-së mirëpret vendimin e Apelit për pesë policët

Valjeta Turkaj

Arrestohen investitori dhe punëkryesi pas vdekjes së dy punëtorëve në Gjakovë

Valjeta Turkaj

Kurti pret në takim shefin e OSBE-së

Valjeta Turkaj