Telenews

Haiziri, VV-së: Ju edhe ministra edhe deputetë – me këtë logjikë mundeni me qenë edhe prokurorë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se në çdo situatë kur shteti s’ka qeveri të legjitimuar, quhet qeveri në detyrë.

Sipas tij, as mocioni i mosbesimit nuk ia merr të drejtën me qenë kryeministër në detyrë, teksa kujtoi kohën kur ish-kryeministri Isa Mustafa dhe ministrat e qeverisë vazhduan deri në betim për deputetë, por sipas tij, ata liruan zyrtar e qeverisë për ulëset e parlamentit.

“Në çdo situatë kur nuk ke qeveri të legjitimuar, quhet qeveri në detyrë. As mocioni i mosbesimit nuk ta merr të drejtën me qenë kryeministër në detyrë sepse Mustafa dhe ministrat e qeverisë së rrëzuar nga PDK dhe aleatët, vazhduan deri në betimin për deputetë që dolën nga zgjedhjet e rregullta, por ata liruan zyrat e Qeverisë për bankat e Parlamentit”, tha ai.

Tutje, Haziri akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministrat në detyrë, duke thënë se “ju edhe deputetë edhe ministra, sipas kësaj logjike, mundeni me qenë edhe prokuror edhe gjykatës.

“Ata që e duan Republikën, e ruajnë dhe e respektojnë. Sovraniteti nuk është veç në një copë toke, por në sallën e Kuvendit të Republikës dhe në zemrën e Kushtetutës së Republikës”, tha ai.

Të ngajshme

Misteri i 1 milion eurove të fshehura në Mercedes në Merdarë, 33-vjeçari që pretendon se paratë janë të tij – përfundon në prangat e Speciales –

KushtrimGuraj

Ligji për Specialen u kthye në Kuvend, BE-ja kërkon konsultim para rinisjes së diskutimeve për ndryshime –

KushtrimGuraj

Nga marihuana e paketuar me foli alumini te pistoleta me dy fishekë – çfarë sekuestroi Policia në Podujevë? –

KushtrimGuraj