Telenews

Gjithçka nisi në trafik, arrestohen polici dhe tre qytetarë pas incidentit në Doganaj të Ferizajt

Inspektorati Policor ka bërë të ditur se janë arrestuar katër të dyshuar, lidhur me plagosjen e dy personave në fshatin Doganaj të Ferizajt, ku i lënduar mbeti edhe një zyrtar policor jashtë detyrës.

Sipas IPK-së, bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se incidenti ka ndodhur fillimisht  si pasojë e një mosmarrëveshjeje në trafik duke përfunduar fatkeqësisht në një incident të gjuajtjes më armë zjarri me dy persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy vetura, dy armë zjarri – njëra armë zyrtare revole e llojit “Glock” 19, një revole “Zastava”, 16 gëzhoja dhe një predhë.

Pas kontakteve me  Prokurorinë Themelore në  Ferizaj e cila është njoftuar për të gjitha veprimet fillestare hetimore, janë arrestuar katër të dyshuar (zyrtari policor dhe tre qytetarë të dyshuar) kurse të njëjtëve me vendim të prokurorisë u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të veprave penale “Vrasje në tentativë”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Dhënie ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale”.

Bazuar në autorizimet ligjore, Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e zyrtarit policor të përfshirë në këtë rast.

Të lënduarit, sipas mjekëve ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

Të ngajshme

Humb jetën turisti te Shkëmbi i Kavajës

KushtrimGuraj

“Speciale më e veçantë se specialet e tjera”: Qysh ua ktheu shpinën Kurti, servilëve të tij në RTK

KushtrimGuraj

Gazetari Balla poston foto duke e puthur vajzën në buzë, nxit reagime

Donat Hashani