Telenews

Pritet të ekstradohet nga Dubai në Shqipëri i kërkuari për vrasje dhe krim të organizuar

Një 37-vjeçar shqiptar, me inicialet D.B., i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pritet të ekstradohet sot nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë, për një sërë veprash penale me rrezikshmëri të lartë.

Policia e Shtetit njofton se operacioni është realizuar falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës, Interpol Abu Dhabi dhe autoriteteve të Emirateve të Bashkuara Arabe, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”.

“Pritet që gjatë ditës së sotme të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar D.B., 37 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, i akuzuar për një sërë veprash penale në fushën e krimeve kundër personit, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe për armëmbajtje pa leje”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

“Për veprat penale: *‘Vrasja me paramendim’, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve’; ‘Grupi i strukturuar kriminal’; ‘Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale’; dhe ‘Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje’, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal”, theksohet në njoftim.

Të ngajshme

Nëntë vjet në paraburgim, Kushtetuesja vendos për ankesën e Durim Lushajt

KushtrimGuraj

Po merrej me një kundërvajtje, 19-vjeçari dyshohet se e kërcënoi me jetë policin në Podujevë –

KushtrimGuraj

U kërkua shkarkimi i Gërvallës në protestë, reagon Faton Peci

Rrezarta Ramaj