Telenews

VV pret përgjigje nga Nisma, Kryeziu: Shpresojmë të zhbllokojmë Kuvendin

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu Hyseni, ka deklaruar se ende ka kohë për të arritur një marrëveshje politike që do të zhbllokonte situatën për konstituimin e Kuvendit.

“Kemi edhe disa ditë në dispozicion, siç është thënë edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ne po shpresojmë që deri në fundjavë të arrijmë një marrëveshje, nëse edhe partia tjetër ka interes. Kryeministri Kurti ka zhvilluar një takim me Nismën Socialdemokrate dhe është planifikuar një tjetër takim për të vazhduar diskutimet”, tha Kryeziu.

Ajo komentoi edhe kërkesën e presidentes drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ajo ishte e paralajmëruar.

“E kemi parë kërkesën e presidentes. Ajo e kishte paralajmëruar një veprim të tillë dhe mbetet të shohim si do të përgjigjet Gjykata. Ne shpresojmë që të ketë një zgjidhje deri në fund të kësaj jave”, shtoi ajo në Tëvë1.

Të ngajshme

Reagimet e Ambasadave për “Listën Serbe”, zv.ministrja e Qeverisë Kurti: Secili shtet merr vendimet e veta

KushtrimGuraj

Burri i Haxhiut e akuzoi se i “përdori” lotët e nënës, Haradinaj: Propagandë me shkatërru gjithçka në kujtesë

KushtrimGuraj

Zbulohet municion luftarak në Gjirokastër, dyshohet se i përkasin një vrasësi me pagesë

KushtrimGuraj