Telenews

Ndalen dy shoferët që zhvillonin gara shpejtësie, njëri dënohet 1 mijë euro e tjetri 500

Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka ndalur dy shoferë që po zhvillon gara shpejtësie në Shtime.

Shoferi me inicialet E.B. (19 vjeç), me leje të drejtimit të huaj dhe me pëlqimin e tij, është dënuar me gjobë prej 1000 euro.

Shoferi tjetër, A.B. (20 vjeç), është dënuar me gjobë prej 500 euro, i janë shqiptuar 5 pikë negative dhe ndalim i të drejtës për të drejtuar automjet për 12 muaj.

“Njësia e patrullës së stacionit policor në Shtime, gjatë patrullimit rutinor, ka hasur në dy automjete që po zhvillonin gara shpejtësie, duke rrezikuar sigurinë publike. Rasti ka ndodhur më 20.07.2025, rreth orës 02:00, në rrugën “Adem Jashari” në Shtime, ku janë ndaluar dy shoferë që po drejtonin automjetet me shpejtësi të tejkaluar dhe nuk i ishin bindur shenjës së ndalimit të zyrtarëve policorë. Të dy shoferët janë ndaluar dhe ndaj tyre janë marrë masa për shkelje të rëndë të ligjit”, njofton Policia.

Të ngajshme

Gucati me dedikim prekës për vajzën e tij: Pusho në dritë, do mbetesh gjithmonë brenda meje!

Rrezarta Ramaj

Rrustem Mustafa: Enver Maloku është dëshmor i UÇK-së

Rrezarta Ramaj

Protestat në Francë, dëmet deri në 1.2 miliardë euro

Rrezarta Ramaj