Telenews

E trishtë: Gjendet i vdekur 27 vjeçari në oborrin e shtëpisë në Malishevë të Gjilanit – dyshohet se u vetëvar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në fshatin Malishevë të Gjilanit, ku një 27-vjeçar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij.

Burimet e Sinjalit brenda emergjencës bëjnë me dije se viktima është Fisnik Hajrullahu, 27-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje duke u varur me litar.

Rasti është raportuar në orën 07:30 nga babai i tij, i cili kishte dalë nga shtëpia rreth orës 06:30 dhe me t’u kthyer e kishte gjetur të birin të varur në një mbajtëse hekuri në oborrin e shtëpisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, hetuesit rajonalë, forenzika dhe prokurori kujdestar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen në vendngjarje.

Me urdhër të Prokurorit të Departamentit për Krime të Rënda, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Hetimet janë duke u zhvilluar nga Njësia për Hetimin e Krimeve të Rënda në Gjilan.

Të ngajshme

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj