Telenews

Avokati Berisha tregon se çka duhet të veprohet për rastin e Zejnullahut dhe pesë policëve

Avokati i njohur, Besnik Berisha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit për mbajtjen në paraburgim të pesë zyrtarëve policorë, duke e cilësuar situatën si një padrejtësi që po zëvendëson drejtësinë e mirëfilltë.

“Nuk po flasim për prova që dëshmojnë krim – por për një ‘klimë tensioni’ me palën tjetër. Kjo nuk është drejtësi, është frikë e veshur me petkun e ligjit”, shkruan Berisha në Facebook.

Ai thekson se rasti i Agon Zejnullahut, që ka prekur thellë opinionin publik, meriton një hetim të plotë dhe transparent, e jo masa simbolike që, sipas tij, kanë për qëllim vetëm qetësimin e përkohshëm të reagimeve publike.

“Sot janë pesë. Nesër mund të jetë cilido që vesh uniformën dhe mban përgjegjësi. Drejtësia nuk është privilegj, është themel i shoqërisë së lirë”, shton avokati.

Berisha përfundon thirrjen e tij me një apel të qartë: “Liria për pesë policët është më e pakta që meritojnë. Veproni!”.

Të ngajshme

Flitet për një lidhje me Mirlind Dakun, Vesa Vllasaliu: Nuk e publikoj se më marrin mësysh

Erzana Fazliu

Jennifer Lopezit i ndodh e papritura në skenë, i zbërthehet fundi gjatë performancës

Erzana Fazliu

Çitaku për propagandën e VV-së për FSK-në: Jeni të neveritshëm

Erzana Fazliu