Telenews

Ndëshkohet shoferja 50 vjeçare që tejkaloi automjetet nga ana e djathtë në Ferizaj

Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka njoftuar se ka ndëshkuar një shofere 50 vjeçare për tejkalim të automjeteve nga ana e djathtë, një shkelje e rrezikshme e rregullave të trafikut.

Shoferja me inicialet S.S është dënuar me gjobë prej 150 euro, 1 pikë negative dhe ndalim i drejtimit të mjetit për 3 muaj.

Siç njofton Policia, videoja e tejkalimit ishte publikuar më parë në një portal me video-inçizim.

“Ngjarja ka ndodhur më 28.07.2025, në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, përkatësisht në afërsi të qendrës tregtare “Bau Market”, ku shoferja S.S. (50 vjeçe), me veturën BMË me targa vendore ka kryer tejkalim të automjeteve nga ana e djathtë, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik”, njofton PK.

Të ngajshme

Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

Rrezarta Ramaj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj

Oriola Marashi ofron shpërblim prej 2000 eurove për gjetjen e qenit të saj

Rrezarta Ramaj