Telenews

SPANJA E MPOSHT NË FUND SHQIPËRINË

Shqipëria nuk ka arritur të ruajë barazimin në minutat shtesë të ndeshjes, duke humbur 1:2 në miqësoren ndaj Spanjës.
Kuqezinjtë treguan paraqitje të mirë para një superfuqie si Spanja, shkruan Gazeta Express.
Pjesa e parë u mbyll ashtu edhe siç nisi, pa gola dhe me pak raste të mira shënimi.
Kurse, në të dytën u shënuan tre gola gjithsej.
Fillimisht, Ferran Torres shënoi pas një gabimi nga Berat Djimsiti në minutën e 75-të të ndeshjes.
10 minuta më vonë, nga një gabim i mbrojtjes spanjolle përfitoi Myrto Uzuni që barazoi shifrat.
Por, në minutat shtesë të ndeshjes, Dani Olmo ia siguroi fitoren vendasve.

Të ngajshme

Kjo është agjenda e Kosovës para ndeshjes së madhe me Turqinë

Valjeta Turkaj

Muriqi: Kualifikimi në Botëror do të jetë si Pavarësi e dytë për Kosovën

KushtrimGuraj

Michael Oliver gjyqtar kryesor në ndeshjen Kosovë – Turqi

KushtrimGuraj