Telenews

Lajm i keq për Juventusin, lëndohet Kenan Yildiz – s’luan në ndeshjen vendimtare

numri-10-i-ri-i-juventusit-ne-shenjester-te-barcelones-dhe-chelseat-–-nis-beteja-per-kenan-yildiz

Juventusi nuk do ta ketë në dispozicion yllin e skuadrës Kenan Yildiz për ndeshjen e fundit të sezonit kundër Torinos. Kështu kanë raportuar të shtunën mediumet italiane.

Talenti turk ka pësuar lëndim në pulpë dhe do të mungojë në ndeshjen e rëndësishme ndaj Torinos të dielën nga ora 20:45.

Është ndeshja e fundit e sezonit dhe Juventusi synon Ligën e Kampionëve për edicionin tjetër. Juventusi është i gjashti me 68 pikë, sa ka edhe Como në pozitën e pestë.

21-vjeçari i ka shënuar dhjetë gola dhe shtatë asistime në 36 paraqitje në Serie A.

Ai të premten e fitoi çmimin “ylli në ngritje i Serie A”.

Të ngajshme

Ndahen çmimet e Serie A, Dimarco shpallet lojtari më i mirë i sezonit

KushtrimGuraj

Gjykata ndalon Artmotionin të përdorë të drejtat për Botërorin 2026

Blearta

Arbeloa largohet nga Real Madrid, Mourinho përmendet si pasues i mundshëm

Valjeta Turkaj