Telenews

U fut me “G-Class” në plazh, gjobitet shoferi 23-vjeçar në Lezhë

Është gjobitur një 23-vjeçar në Lezhë, pasi i njëjti është futur me “G-Class” në plazh.

Policia e Shqipërisë tha se qytetari me këtë veprim ka cenuar sigurinë e pushuesve dhe i njëjti është shoqëruar në polici.

“Shërbimet e Policisë Rrugore të Lezhës, menjëherë pas publikimit të një video-je në portalin “JOQ Albania”, në të cilën shfaqet një automjet tip “G-Class” duke lëvizur në brezin e rërës në breg të detit, në plazhin e Vainit, kryen verifikimet, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit”.

“Në përfundim të tyre, u identifikua dhe u shoqërua në komisariat, shtetasi A. N., 23 vjeç, banues në Lezhë. Ai u ndëshkua me masë administrative 50 000 lekë, për shkelje të neneve 7 dhe 139 të Kodit Rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngajshme

Protesta e OVL-UÇK kundër Speciales, Murati: Kishte pjesëmarrës të kategorive të ndryshme, shenjë e mirë

Erzana Fazliu

Murati: Në protestë kishte pjesëmarrës të kategorive të ndryshme, shenjë e mire

Erzana Fazliu

Fahrije Hoti martoi djalin, në dasmë ishte edhe presidentja Vjosa Osmani

Erzana Fazliu