Telenews

Përfundon protesta gjithëpopullore në mbështetje të çlirimtarëve!

Ka përfunduar protesta gjithëpopullore e mbajtur sot në qendër të Prishtinës, në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me procese gjyqësore në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Protesta u shoqërua me thirrje të fuqishme për drejtësi dhe ndaljen e padrejtësive ndaj çlirimtarëve. Tubimi u konsiderua një mesazh i qartë dhe i fuqishëm kundër veprimeve të Gjykatës Speciale, të cilat u cilësuan si të padrejta dhe të njëanshme.

Mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova dhe diaspora u bashkuan në këtë protestë paqësore, duke mbushur sheshet e kryeqytetit me flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe përkrahëse.

Fjalime në protestë mbajtën figura të njohura, përfshirë Hysni Gucatin – kryetar i OVL-UÇK-së, Arbër Cacajn – djalin e dëshmorit Nagip Cacaj, Nevenka Tromp – ish-hetuese në Hagë, si dhe Ali Ahmetin – lider i BDI-së nga Maqedonia e Veriut.

Protesta u zhvillua në mënyrë të qetë dhe dinjitoze, duke përçuar një zë të përbashkët në mbrojtje të luftës çlirimtare dhe vlerave të saj.

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës: 08 gusht 2025

Valjeta Turkaj

Djali i Jakup Krasniqit pas protestës: Populli i Kosovës, një zë – UÇK

KushtrimGuraj

Izraeli do ta pushtojë tërë Gazën, Hamasi: Netanyahu dëshiron të sakrifikojë pengjet

KushtrimGuraj