Telenews

Lladrovci publikon foto bashkë me Lushtakun: Asnjë gjykatë s’e njollos dot luftën e UÇK-së

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë pjesë në protestën e sotme kundër, siç u shpreh ai, padrejtësive që po u bëhen liderëve të luftës dhe paqes në Kosovë.

Përmes një fjalimi të fuqishëm para qytetarëve, ai theksoi rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe përkrahjen ndërkombëtare në çlirimin e vendit.

Statusi i tij i plotë:

Asnjë gjykatë, nuk mund ta njollos luftën e drejtë të UÇK-së as veprën e heronjve tanë të luftës dhe paqes, Hashimit, Kadriut, Jakupit, Rexhës dhe të tjerëve për çlirim.

Sot jam këtu për tu bashkuar me vullnetin qytetar dhe të bëj protestë kundër padrejtësisë që po i bëhet liderëve tanë, shtetit tonë dhe mijëra viktimave të gjenocidit serb.

Jam këtu, për të rikonfirmuar se liria e Kosovës është e mangët pa liderët tanë të luftës dhe paqes.

Jam këtu, për të theksuar se liria jonë është e pandashme nga lufta e UÇK-së dhe përkrahja e NATO-s me Amerikën në krye.Jam këtu, për të theksuar se drejtësia do të fitojë dhe liderët tanë i presim krahhapur dhe të liruar nga shpifjet e Serbisë dhe aleatëve të saj.

Jam këtu, sot e gjithmonë, në mbrojtje të nderit, dinjitetit dhe të ardhmes së shtetit tim, qytetarëve dhe prijësve të saj të luftës dhe paqes!

Të ngajshme

Malajziania 28-vjeçare përjeton ndryshime drastike në pamje gjatë shtatzënisë

KushtrimGuraj

Ngjarjet e ditës: 08 gusht 2025

Valjeta Turkaj

Djali i Jakup Krasniqit pas protestës: Populli i Kosovës, një zë – UÇK

KushtrimGuraj