Telenews

DISA RRUGË TË SHKUPIT BLLOKOHEN SOT PËR KËTË ARSYJE

Për shkak të mbajtjes së garës në atletikë në 10 kilometra – “Vodno 10K”, në organizim të klubit të atletikës “Fortius”, në Shkup të Maqedonisë do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit.
Traseja e lëvizjes është nga parkingu i poshtëm në Vodno të Mesme përgjatë rrugës rajonale (R2138) deri te Manastiri i Shën Pantelejmonit dhe anasjelltas.
Siç informojnë nga MPB, Sektori për siguri të komunikacionit rrugor, Njësia për siguri të komunikacionit rrugor pranë Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm, me ç’rast komunikacioni do të rikahëzohet nëpër rrugët përreth.
MPB u ka bërë thirrje qytetarëve t’i respektojnë urdhrat që i japin nëpunësit policorë në rrugët ku do të mbahet ngjarja.

Të ngajshme

Gërvalla: Trajtimi i dhunuesve kyç për parandalimin e dhunës

Valjeta Turkaj

Haradinaj: Lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NATO-n

Valjeta Turkaj

E rëndë në Itali: Babai godet dy herë me thikë djalin 12-vjeçar dhe më pas tenton të vrasë veten

Valjeta Turkaj