Telenews

Komplekset e Al Trade: Inovacion, siguri dhe komoditet në çdo detaj

Në një treg gjithnjë e më kërkues për cilësi dhe standarde të larta jetese, Al Trade ka dëshmuar veten si gjiganti i ndërtimit modern dhe kompania më e besueshme në vend për të gjithë ata që janë në kërkim të një banese të re dhe të përhershme.

Me vizionin për të krijuar hapësira jetese që tejkalojnë pritjet, AL TRADE vazhdon të zgjerojë portofolin e saj me komplekse të klasit të lartë, duke vendosur standarde të reja në industrinë e ndërtimit në Kosovë.

Kompleksi “Linda Premium Residence” – Zemra e Veternikut:

E pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara të Prishtinës, Linda Premium Residence në Veternik është një projekt ambicioz që mishëron luksin, elegancën dhe funksionalitetin. Me dizajn bashkëkohor, materiale ndërtimi të cilësisë së lartë dhe infrastrukturë të kompletuar, ky kompleks ofron një ambient ideal për familjet moderne që kërkojnë më shumë se vetëm një banesë – kërkojnë një stil jetese.

Një tjetër projekt madhështor, padyshim që është edhe kompleksi Linda në Bresje të Fushë Kosovës është një tjetër perlë e Al Trade, që çdo ditë e më shumë po merr pamje spektakolare. Këtu, çdo detaj është menduar me kujdes për të ofruar një ekuilibër të përkryer mes estetikës dhe praktikës. Planimetria e banesave është dizajnuar për të optimizuar hapësirën dhe për të sjellë rehati maksimale për çdo anëtar të familjes.

Kompleksi Linda – vendi ku çdo ditë nis me një pamje të bukur dhe mbaron me një buzëqeshje familjare.

Me hapësira të gjelbra, ambient të qetë dhe të sigurt, ky kompleks është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë jetë të qetë dhe cilësore pranë qytetit.

Al Trade po ndërton edhe në qytetin e Drenasit, aty ku po ngrihet një tjetër projekt madhor – Drenasi Residence. Ky kompleks modern po ndërtohet me të njëjtin përkushtim dhe standard të lartë që ka bërë AL TRADE emër të respektuar në gjithë vendin. Me infrastrukturë bashkëkohore, planifikim urban të mirëorganizuar dhe afërsi me të gjitha shërbimet esenciale, Drenasi Residence po shndërrohet në simbol të jetesës moderne në këtë qytet.

Me vite përvojë, profesionalizëm të palëkundur dhe projekte që flasin vetë, Al Trade është partneri ideal për të ndërtuar të ardhmen tuaj. Qoftë në Prishtinë, Fushë Kosovë apo Drenas – cilësia, siguria dhe komoditeti janë gjithmonë të garantuara.


📞 Për më shumë informata dhe për të zgjedhur banesën tuaj të ëndrrave:
0800 77 770 (pa pagesë)
📧 info@altradecenter.com
🌐 www.altradecenter.com

Al Trade – Atje ku jeta merr formën e ëndrrave tuaja.

Të ngajshme

Movie Bar rihapet me pamje të re dhe komoditet në Ulpianë të Prishtinës

Donat Hashani

FAFA Resort & Spa më shumë se pushim, një përvojë që të mbetet gjatë

Valjeta Turkaj

Zgjidhni kompleksin unik: Drenasi Residence, për frymë të gjelbër e jetë të qetë

Donat Hashani