Telenews

Lila Moss shijon pushimet në Ibiza me të dashurin dhe nënën Kate Moss

lila-moss-shijon-pushimet-ne-ibiza-me-te-dashurin-dhe-nenen-kate-moss

Lila Moss u fotografua gjatë një dite relaksi në një plazh nudist në Ibiza, ku shoqërohej nga i dashuri i saj, Yoni Helbitz, dhe nëna e saj, supermodelja Kate Moss.

Modelja 22-vjeçare mahniti me bikini të bardha me lule, ndërsa notonte me Yonin, me të cilin është në një lidhje prej dy vitesh.

Nëna e saj, Kate, 51 vjeçe, u shfaq në formë të shkëlqyer me një bluzë me print leopardi dhe u fotografua duke bërë banjë dielli pranë pushuesve të zhveshur, shkruan DailyMail.

Në një moment, ajo veshi pjesën e sipërme të bikinive teksa po kalonte kohë në ujë me mikeshën e familjes, Bella Tilbury.

Lila mbante të vendosur një kapsulë insuline dhe një pajisje monitorimi të glukozës në gjak, për shkak të diabetit të tipit 1.

Ajo ka folur hapur për gjendjen e saj shëndetësore, duke treguar në një video për Vogue: “Jam diabetike, kështu që kam këto që kontrollojnë një kapsulë në këmbën time, e cila më jep insulinë…Madje kam edhe një etiketë ajri për ta ndjekur me telefonin tim”.

Modelja, që debutoi në pasarelë për Miu Miu në Paris në vitin 2021, ka ndjekur hapat e nënës së saj, por thekson se ka stilin e vet: “Mamaja më thotë, ‘Thjesht duhet ta ndjesh’. Ajo është intuitive, unë jam më e organizuar”.

Edhe pse tashmë jeton në New York, Lila thotë se ruan kontakte të përditshme me Kate përmes FaceTime

Të ngajshme

Rina Balaj mahnit me pamjen elegante në një fustan të kuq klasik

KushtrimGuraj

Vajza sekrete e Vladimir Putinit e quan publikisht atë ‘njeriun që ia shkatërroi jetën’

Valjeta Turkaj

Dukagjin Lipa: Dua para koncertit nuk pi cigare as alkool – vetëm kur jemi në pushime pi

Valjeta Turkaj