Telenews

Sa do të kushtojë GTA 6?

sa-do-te-kushtoje-gta-6?

Ka pasur shumë spekulime rreth çmimit që do të ketë GTA 6, dhe disa kompani ndoshta shpresojnë që loja të debutojë me një çmim prej 100 dollarësh, në mënyrë që edhe lojërat e tyre të mund të shiten me atë çmim.

Aktualisht, çmimi maksimal për lojërat është rreth 80 dollarë (70 euro), por Strauss Zelnick, drejtori ekzekutiv i kompanisë Take-Two Interactive, nuk duket shumë entuziast për rritjen e çmimit të GTA 6.

“Mendoj se qasja jonë është pak më ndryshe”, u përgjigj Zelnick kur u pyet për mundësinë që GTA 6 të kushtojë 80 dollarë.

“Ne besojmë se çdo përvojë për përdoruesin është ndërthurje midis asaj që merr dhe asaj që paguan për të. Qëllimi ynë është të tejkalojmë pritshmëritë. Duam të sjellim argëtimin më të mirë në botë dhe të ofrojmë më shumë vlerë sesa çmimi që kërkojmë. Mendojmë se përgjithësisht e kemi arritur këtë”, tha ai.

Më herët këtë javë, Rhys Elliott nga kompania Alinea Analytics paraqiti një argument të ngjashëm pse është ide e keqe që GTA 6 të publikohet me çmim prej 100 dollarësh.

Grand Theft Auto 6 do të publikohet për PlayStation 5 dhe Xbox Series X/S më 26 maj 2026 (nëse nuk na zhgënjejnë sërish, pasi loja është shtyrë disa herë deri më tani).

Të ngajshme

“Ndaloni chat gpt”, postimi i 2012 habit rrjetin – sikur dikush ‘parashikoi’ të ardhmen

Yllka Gashi

Fluturime pa karburant në të ardhmen? Avioni më i madh elektrik në botë shpenzon vetëm 5 dollarë energji për 27 minuta

Yllka Gashi

YouTube tani do të numërojë një shikim sapo të fillojë të luhet një video

Yllka Gashi