Telenews

“Harta” e Instagramit shkakton reagime negative, përdoruesit ankohen për shkelje të privatësisë

“harta”-e-instagramit-shkakton-reagime-negative,-perdoruesit-ankohen-per-shkelje-te-privatesise

“Harta” e Instagramit shkakton reagime negative, përdoruesit ankohen për shkelje të privatësisë

Disa ditë më parë, Meta lansoi një “hartë” në aplikacionin Instagram që përdor vendndodhjen e përdoruesve të llogarisë, dhe i shënon ata në vendet ku ndodheshin kur publikonin postimet.

Përdoruesit besojnë se kjo është një shkelje e privatësisë, ndërsa Meta thotë se nuk do ta ndajnë kurrë vendndodhjen e tyre, transmeton Telegrafi.

Vetëm pak ditë pasi Instagram prezantoi opsionin e ri të Hartës së Instagramit, rrjetet sociale u përmbytën me komente të përdoruesve, kryesisht negative, bazuar në shkeljen e privatësisë së tyre.

Ndërsa disa janë vetëm paksa të irrituar që Instagram po kopjon “Hartën e Snapchat” në vend që të lejojë burimin klasik me postime vetëm nga miqtë, të tjerë shprehin shqetësime serioze në lidhje me problemet e mundshme të privatësisë, doxxing dhe rreziqet e sigurisë, veçanërisht për viktimat e dhunës në familje ose njerëzit që mund të bëhen shënjestra të ndjekjes.

Meta pretendon se kjo veçori është ekskluzivisht “opt-in”, që do të thotë se përdoruesit vendosin vetë nëse duan të ndajnë vendndodhjen e tyre aktive me miqtë e zgjedhur.

Edhe pse harta është projektuar për t’ju lejuar të shikoni postimet dhe videot Reels nga miqtë dhe krijuesit, të organizuara sipas vendndodhjeve të shënuara në përmbajtjen e tyre, shumë po kërkojnë një mënyrë për ta çaktivizuar këtë opsion.

Hap pas hapi, duhet të hapni Mesazhet në këndin e sipërm të djathtë të burimit, të prekni Hartën në krye të kutisë hyrëse dhe të zgjidhni opsionin “askush” në Cilësime. E gjithë kjo duhet të konfirmohet duke klikuar Përditëso.

Instagram thotë se nëse përdoruesi nuk ka lejuar qasje në vendndodhje në cilësimet e telefonit, harta çaktivizohet automatikisht dhe nuk është e mundur të qaseni në opsione.

CEO i Instagram, Adam Mosseri, theksoi se përdoruesit shohin vendndodhjet e postimeve dhe videove Reels në hartë, jo vendndodhjen aktuale të pronarit të profilit, dhe se vendndodhja e tyre aktuale nuk ndahet dhe nuk do të ndahet kurrë pa leje.

Të ngajshme

NASA pritet të vendosë reaktor bërthamor në Hënë deri në vitin 2030

KushtrimGuraj

Threads ka 400 milionë përdorues

KushtrimGuraj

Binance prezanton versionin e ri të Launchpool dhe faqes BNB me rezultate rekord në shpërndarjen e tokenëve

Valjeta Turkaj