Telenews

Man Utd ka pesë alternativa për mesfushën pasi dështuan ta transferojnë Baleban

man-utd-ka-pese-alternativa-per-mesfushen-pasi-deshtuan-ta-transferojne-baleban

Manchester United duhet të konsiderojë nënshkrimin e njërit prej pesë talenteve në mesfushë pas dështimit për të marrë Carlos Baleban e Brighton. 

Pas sigurimit të një marrëveshjeje për sulmuesin e Leipzig, Benjamin Sesko, për një shumë prej 74 milionë eurosh javën e kaluar, United e drejtoi vëmendjen te mesfusha. 

Skuadra e Ruben Amorimit u lidh me yllin e Brighton, Baleban, dhe United i informoi shpejt rivalët e Ligës Premier për interesimin për të nënshkruar me reprezentuesin kamerunas. 

Megjithatë, pas raportimeve që treguan se shitjet e Joao Pedro, Pervis Estupinan dhe Simon Adingra bënë që Brighton të mendojë se Baleban nuk është në shitje, United u tërhoq nga marrëveshja. 

Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që United do të heqë dorë nga shpresat për të nënshkruar një mesfushor këtë verë, pasi ka pesë lojtarë të tjerë që klubi mund të konsiderojë. 

Morten Hjulmand 

Pak pasi u përhap lajmi për dështimin e marrëveshjes me Baleban, Simon Stone i BBC konfirmoi se United mund të kthehet te Morten Hjulmand, kapiteni i klubit të mëparshëm të Amorimit, Sporting Lisbon, si një opsion rezervë. 

Javi Guerra 

Nëse Amorim vendos të bëj ‘gjueti’ në klubin e tij të mëparshëm, ai mund të kthejë vëmendjen te Javi Guerra i Valencias, i cili është lidhur me një transferim në ‘Old Trafford’ gjatë verës. 

Angelo Stiller 

Një tjetër mesfushor që është lidhur fuqishëm me United këtë verë është Stiller nga VfB Stuttgart, i cili më parë është përfolur për një transferim te Liverpool. 

Adam Wharton 

Bashkë me Eberechi Eze dhe Marc Guehi, disa raporte sugjerojnë se ylli i Crystal Palace, Wharton, mund të jetë në dispozicion këtë verë. 

Ederson 

Së fundi, mesfushori i Atalantas, Ederson, mund të jetë nënshkrimi perfekt për United nëse është në dispozicion për shitje këtë verë.

Të ngajshme

Derbi Manchester United – Arsenal, formacioni i mundshëm

Valjeta Turkaj

Arrestohet një person pas abuzimit racist që mori Antoine Semenyo ndaj Liverpoolit

KushtrimGuraj

Shpërthen Shkupi: Do ta çojë çështjen në gjykatë, pritet rikthimi në Çair

KushtrimGuraj