Telenews

PRISHTINA E FITON DERBIN NDAJ TREPÇËS NË HENDBOLL

Klubi i hendbollit, Prishtina ka shënuar fitore në derbin ndaj Trepçës.
“Kryeqytetasit” kanë fituar me rezultat 31-24 ndaj minatorëve, në ndeshjen e zhvilluar në Sallën e Sporteve në Prishtinë.
Te Prishtina u dallua Oltion Beshiri me tetë gola, Lulzim Shabani dhe Festim Mustafa me gjashtë gola.
Teksa te minatorët, Sali Maxhera me shtatë gola dhe Shpetim Mehmeti me gjashtë gola.
Prishtina pas fitores mbetet në vendin e dytë me 37 pikë, pas 22 ndeshjeve, teksa Trepça në pozitën e katërt me 27 sosh.

Të ngajshme

“Një shqiptar në klub, turp për Spartakun”, tifozët serbë provokojnë Mirlind Dakun

Yllka Gashi

Publikohet lista e “Topit të Artë” 2026, këta janë 30 të nominuarit – mungon Ronaldo –

KushtrimGuraj

Yamal: Nuk do të lutem për “Topin e Artë” –

KushtrimGuraj