Telenews

Gjilan: I riu bie në kontakt me rrymën, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjilan.

Një i ri serb, rreth moshës 23 vjeçare ka rënë në kontakt me rrymën.

Gazetarja e Klan Kosovës Arbreshë Uka, raporton se ai është sjellur në gjendje të rëndë në Qendrën Emergjente të QKUK-së.

“Jonë në sallë të operacionit ekipet duke punuar. Nga Spitali i Gjilanit e kanë sjellë në Emergjencë në QKUK”, thanë burimet brenda emergjencës.

“Nese mbijeton transferohet në MIQ”, deklaroi ky burim.

Ndërkaq rasti është konfirmuar edhe nga Policia.

“Rasti ka ndodhur sot, derisa kishte qenë duke punuar në rregullimin e një kulmi në një ndërtesë afër gjykatës. Është dërguar në QKUK. Gjallë ka shkuar atje”, deklaruan nga policia.

Klankosova.tv do t’ju informoj lidhur me rastin.

Të ngajshme

Trump: Pas një apo dy javëve do ta dimë nëse kemi gjetur zgjidhje

KushtrimGuraj

Deri në 5 vite burg për mashtruesit me SMS në Kosovë?

KushtrimGuraj

Trump s’e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Ukrainë si pjesë e garancive të sigurisë

Donat Hashani