Telenews

Vdes 23-vjeçari që ra në kontakt me rrymën në Gjilan

Ka vdekur 23-vjeçari i cili ra në kontakt me energjinë elektrike dje në Gjilan.

Kështu ka kuptuar Klan Kosovës nga burimet brenda QKUK-së.

I riu i cili i përkiste komunitetit serb fillimisht iu nënshtrua një operimi pasi ishte në gjendje shumë të rëndë e që më pas u transferua për kujdes intensiv në Mjekimin Intensiv Qendror – QKUK. Mirëpo përkundër përpjekjeve nga mjekët, i riu vdiq sot në orën 06:45.

Ndërkaq sot Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar pronari i objektit ku i ndjeri ra në kontakt me rrymën.

Të ngajshme

Çitaku lavdëron kandidatët e PDK-së për kryetarë të komunave: Ata mishërojnë idealizmin, kompetencën dhe përkushtimin

KushtrimGuraj

“Kapja” e zgjedhjeve: Ish-kryetarja e nëndegës së VV-së dhe mbështetësi i “parimeve të Kurtit” marrin poste të rëndësishme në KQZ, anëtarët e “opozitës” heshtin

KushtrimGuraj

Pas vendimit të Gjykatës për sheshin, Uran Ismaili ka një premtim për të që në javën e parë si kryetar

Donat Hashani