Telenews

Inteligjenca artificiale i ndihmoi fëmijët të dëgjonin përsëri zërin e nënës së tyre pas 25 vitesh

inteligjenca-artificiale-i-ndihmoi-femijet-te-degjonin-perseri-zerin-e-nenes-se-tyre-pas-25-vitesh

Inteligjenca artificiale i ndihmoi fëmijët të dëgjonin përsëri zërin e nënës së tyre pas 25 vitesh

Në Mbretërinë e Bashkuar, inteligjenca artificiale ndihmoi fëmijët të dëgjojnë përsëri zërin e nënës së tyre pas 25 vjetësh.

Sara Ezekiel humbi aftësinë për të folur dhe për të lëvizur duart për shkak të sklerozës laterale amiotrofike (ALS) në vitin 2000, kur lindi fëmija i saj i dytë.

Gjatë pesë viteve të para, ajo mbeti e heshtur, më pas përdori një ndërfaqe të të folurit me një zë robotik.

Pas 20 vjetësh, teknologjia i lejoi fëmijët e saj të dëgjonin përsëri zërin e saj.

Një kompani londineze, e specializuar në teknologjitë për njerëzit me aftësi të kufizuara, krijoi një ndërfaqe personale audio bazuar në një regjistrim të vjetër VHS.

Pavarësisht cilësisë së dobët të tingullit, inteligjenca artificiale arriti të rikrijojë zërin e Sarës. Rezultati i mahniti edhe fëmijët e saj, të cilët tani mund “të ndjejnë” praninë e saj përmes zërit të saj.

Të ngajshme

WhatsApp prezanton llogaritë e menaxhuara nga prindërit për para-adoleshentë

Valjeta Turkaj

Dreame ka përgatitur telefona luksozë me vlerë deri në 15 mijë dollarë

Valjeta Turkaj

Mira Murati arrin marrëveshje miliarda dollarëshe për çipa me Nvidia-n

KushtrimGuraj