Telenews

Dështimi i Muratit për t’u zgjedhur Kryeparlamentar, Kuvendi del me njoftim për seancën e sotme

Kuvendi i Kosovës ka dalë me njoftim rreth punimeve të seancës së sotme, ku dështoi sërish zgjedhja e Kryeparlamentarit.

Lëvizja Vetëvendosje edhe sot ndryshoi kandidatin për këtë pozitë, duke e propozuar Ministrin në detyrë të Financave, njëherit deputetin Hekuran Murati. Propozimi u bë pavarësisht se VV e dinte se partitë tjera nuk do të votonin për Muratin, meqë ishin shprehur qartë se nuk votojnë asnjë emër që ka qenë pjesë e ekzekutivit, shkruan Reporteri.net.

Për dallim nga herët e kaluara ku propozimi bëhej nga nënkryetari i VV’së, Glauk Konjufca, sot Murati u propozua nga deputetja Donika Gërvalla, e cila vetë dështoi të merrte votat e nevojshme për këtë pozitë në seancën e së mërkurës.

Nga 115 deputetë të pranishëm në sallë, për Muratin votuan 57 deputetë, 52 ishin kundër, ndërsa gjashtë abstenuan.

Të ngajshme

Zjarr masiv në Hereq të Gjakovës, flakët përfshijnë 150 hektarë – një zjarrfikës përfundon i lënduar –

KushtrimGuraj

Djali i Jakup Krasniqit me vargje për babain: Nëse do të ketë drejtësi, ti, bashkë me shokë, do të jetoni në liri –

KushtrimGuraj

Ulutash: Situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar, NATO ka nisur optimizimin e pranisë së KFOR-it –

KushtrimGuraj