Telenews

Arsenali shkatërron Leedsin, javën e ardhshme zhvillon derbin

arsenali-shkaterron-leedsin,-javen-e-ardhshme-zhvillon-derbin

Arsenali ka shënuar fitore bindëse 5-0 ndaj Leeds United në javën e dytë të Ligës Premier.

“The Gunners” e nisën ndeshjen me vështirësi, duke mos arritur të gjenin rrugën e golit në minutat e para.

Rastin më të madh e humbi transferimi i ri prej 65 milionë eurosh, Viktor Gyokeres, i cili nuk arriti të shënonte përballë portës së zbrazët.

Megjithatë, në minutën e 34-të, Jurrien Timber zhbllokoi rezultatin pas një asistimi nga Declan Rice.

Në fundin e pjesës së parë, Bukayo Saka (45+1’) dyfishoi epërsinë me një goditje të saktë, duke lënë të pafuqishëm portierin e Leeds.

Në pjesën e dytë, Arsenal vazhdoi dominimin. Gyokeres u rikuperua nga zhgënjimi i fillimit dhe shënoi golin e tij të parë në Ligën Premier në minutën e 48-të.

Vetëm tetë minuta më vonë, Timber realizoi edhe golin e dytë personal (56’), për 4-0 në “Emirates”.

Fitoren e Topçinjve e vulosi Gyokeres, që po ashtu realizoi golin e dytë personal kur realizoi nga penalltia për 5-0 në minutën e 90+5-të.

Pas dy xhirove të para, Arsenali numëron pikë të plota (6) dhe tashmë përgatitet për supersfidën e javës së tretë kundër Liverpoolit.

Të ngajshme

Luka Modric vendosi një rekord historik në Serie A ndaj Cremoneses

KushtrimGuraj

Edon Zhegrova rikthehet tek Lille, ftohet për ndeshjen ndaj Monacos

KushtrimGuraj

Al-Ittihadi i prezanton Bruno Fernandesit një “ofertë të parefuzueshme”

KushtrimGuraj