- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në komunën e Prishtinës, ku një 31-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga një trung druri.
Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinë, Enis Pllana.
Sipas tij, rasti ka ndodhur rreth orës 17:00, kur policia është njoftuar për një person të lënduar rëndë.