Telenews

Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë, lëndohet një person

aksident-me-fatalitet-ne-rrugen-prishtine-mitrovice,-vdes-nje-kembesor

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 12:30 të ditës së sotme, në rrugën “Fadil Vata” në Prishtinë, mes një veture dhe një motoçiklete.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana, ku bëri të ditur se nga ky aksident është lënduar një person, i cili ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse.

“Sot rreth orës 12:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Fadil Vata në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë është lënduar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, tha Pllana.

Të ngajshme

Vishaj i RTK-së: Gjithmonë me gazetarët që nuk bëjnë kompromise me profesionin

KushtrimGuraj

E rëndë: Jetonte vetëm, gjendet pa shenja jete në shtëpinë e saj 47-vjeçarja nga Gjilani

KushtrimGuraj

Elshani tregon pse Policia po qëndron tek urat e reja në veri-jug

Donat Hashani