Telenews

Kush e ka internetin më të shpejtë në botë – ja ku gjenden Kosova dhe Shqipëria

kush-e-ka-internetin-me-te-shpejte-ne-bote-–-ja-ku-gjenden-kosova-dhe-shqiperia

Emiratet e Bashkuara Arabe kryesojnë listën kur bëhet fjalë për shpejtësinë e internetit mobil, ndërsa kur bëhet fjalë për internet fiks, listës i prin Singapori.

Këto janë të dhënat që dalin nga Indeksi Global i Speedtest i cili përfshin renditjen e shpejtësisë së internetit për disa nga vendet në botë.

Në këtë drejtim, është bërë e ditur se Emiratet e Bashkuara Arabe kryesojnë listën kur bëhet fjalë për shpejtësinë e internetit mobil (584.97 Mbps), Katari (507.47) dhe Kuvajti (413.57), përcjell Telegrafi.

Ndërsa sa i përket internetit fiks, udhëheq Singapori (386.96 Mbps), Kili (332.41) dhe Hong Kongu (324.97).

Në këtë indeks janë përfshirë edhe të dhënat për internetin mobil më të shpejtë ndër shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Këtu bëhet e ditur se një internet më të shpejtë mobil “e gëzojnë” qytetarët e Maqedonisë së Veriut (161.53 Mbps), ndërsa Serbia prin për internetin fiks me shpejtësinë më të madhe në rajon (92.21).

Në anën tjetër, qytetarët në Bosnje e Hercegovinë kanë internetin më të ngadaltë nëpër celularë dhe nëpër shtëpi e zyra (29.65, përkatësisht 35.71 Mbps).

E kur bëhet fjalë për vendin tonë, Kosova thuhet se ka një internet mobil me shpejtësi 97.43 Mbps (duke u renditur në vendin e 45-të) ndërsa internet fiks prej 82.24 Mbps (ku renditet në vendin e 82-të).

Përveç këtyre, aty është edhe Shqipëria, e cila ka internet mobil prej 104.11 Mbps (duke u vendosur në vendin e 41-të) ndërsa internet fiks 84.64 Mbps (gjë që e vendos në vendin e 76-të). /Telegrafi/

Të ngajshme

Facebook-u me telashe në gjithë botë, probleme shfaqen edhe në Kosovë!

KushtrimGuraj

Instagram po heq enkriptimin nga fillimi në fund

Valjeta Turkaj

Ford sërish në qendër të vëmendjes për tërheqje masive automjetesh

Valjeta Turkaj