Telenews

Në 27 vjetorin e rënies, Osmani kujton heroin Ismet Rrahmani: Liria dhe arsimi janë vlera të shenjta

Në 27-vjetorin e rënies së tij, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar dhe kujtuar heroin Ismet Rrahmani, i cili jetën e tij ia kushtoi arsimimit të brezave dhe lirisë së atdheut, raporton Gazeta Sinjali.

Në një njoftim të Presidencës thuhet: “Në 27 vjetorin e rënies, nderojmë dhe kujtojmë Ismet Rrahmanin, heroin që jetën e tij ia kushtoi arsimimit të brezave dhe lirisë së atdheut. Ai ishte një veprimtar arsimi i devotshëm dhe më pas veprimtar i shquar në luftën për çlirim.”.

Presidentja Osmani ka theksuar se idealet që e drejtuan Ismet Rrahmanin nuk shuhen.

“Idealet që e drejtuan heroin Ismet Rrahmani nuk shuhen, ngase çdo veprim i tij është kujtesë se liria dhe arsimi janë vlera të shenjta që duhet ruajtur. Duke kujtuar jetën dhe veprën e tij, ruajmë trashëgiminë dhe frymëzojmë brezat e ardhshëm.”, thuhet mes të tjerash.

Të ngajshme

Osmani në takim me përfaqësuesin francez, mbështet ndërtimin e urave mbi Ibër dhe kërkon heqjen urgjente të masave ndaj Kosovës

Donat Hashani

Vdes një 58-vjeçar në Ferizaj, dyshohet se ra nga kati i 4-të në hapësirën e ashensorit

Donat Hashani

Kurti e cakton këtë person në vend të Liburn Aliut

Donat Hashani