Telenews

Vdes një 58-vjeçar në Ferizaj, dyshohet se ra nga kati i 4-të në hapësirën e ashensorit

Një person ka vdekur në Ferizaj pasi dyshohet se ka rënë në hapësirën e ashensorit nga kati i katërt i një ndërtese kolektive.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se viktima është 58-vjeç.

“Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, ku kanë arritur gjithashtu ekipi i Emergjencës dhe ai i Zjarrfikësve. Mjeku kujdestar që ka dalë në vendngjarje ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”.

“Në vendngjarje kanë dalë edhe njësitë e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj si dhe ato të Sektorit Rajonal”, tha Veseli.

Tutje, ai u shpreh se me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Klankosova.tv merr vesh brenda policisë se ka dilema që viktima ka qenë duke e hapur liftin nga kati i katërt, pasi gruaja i kishte ngelur në katin e pestë.

Të ngajshme

Lavrov: Rusia nis sulme sistematike ndaj objektivave ushtarake në Kiev

KushtrimGuraj

Në prag të Bajramit, qytetarët ankohen për çmimet e produkteve

KushtrimGuraj

“Posa ta takoj, do ta vras” – kërcënohet mjekja e Emergjencës në Lipjan, rasti alarmon Policinë

KushtrimGuraj