Telenews

Pas divorcit nga Cardi B, Offset i jep ‘lamtumirën’ martesës

Reperi i njohur amerikan, Offset, ka folur hapur për jetën e tij private dhe vendimin për t’i dhënë fund martesës me Cardi B. Në një intervistë të fundit, 33-vjeçari u pyet nëse do të martohej sërish, por përgjigjja e tij ishte e prerë: “Nuk është për mua”.

Ai shpjegoi se martesa për të është një eksperiencë tashmë e mbyllur. “E kam bërë. Kam tre fëmijë. Është si një mision i përfunduar”, u shpreh reperi, duke theksuar se nuk e kërkon më një “fund të lumtur” me një person tjetër, sepse sipas tij “gjithçka është e përkohshme”.

Gjatë bisedës, Offset dha edhe një këshillë për ata që mendojnë të hyjnë në martesë. “Nëse të pëlqen ta ndryshosh jetën plotësisht dhe ke një partner që është vërtet i veçantë, atëherë po. Por nëse je i fokusuar vetëm te karriera, nuk është zgjedhja e duhur”, tha ai.

Reperi ka zbuluar gjithashtu se kënga përmbyllëse e albumit të tij më të ri, me titull “Kiari”, i dedikohet pikërisht fundit të marrëdhënies me Cardi B. Çifti është prind i tre fëmijëve, më e vogla prej të cilëve lindi në shtator 2024, vetëm pak kohë pasi Cardi kërkoi divorcin.

Ky rrëfim i Offset tregon se, ndonëse martesa dikur ishte pjesë e jetës së tij, ai nuk e sheh më si pjesë të së ardhmes.

Të ngajshme

Luizi e mban në prehër, Kiara Tito shkrihet para syve të tij! (Foto)

Donat Hashani

U kris miqësia e dyshes? Stresi e thumbon Joz Markun pas ngjarjes së fundit

Valjeta Turkaj

Emina Çunmulaj bën homazhe në Prekaz: Çdo vizitë këtu mbart një peshë të thellë

KushtrimGuraj