Telenews

“Ujku Shigetë” i FSK-së vjen në Gjakovë nga 31 gushti

Forca e Sigurisë së Kosovës njofton qytetarët se nga data 31 gusht deri më 05 shtator 2025, do të realizojë ushtrimin fushor të koduar “Ujku Shigjetë”, si pjesë e përgatitjeve për validimin e Regjimentit të Tretë.

Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të konvojeve ushtarake nga vendbazimet e FSK-së drejt rajonit të Gjakovës, përkatësisht në Aeroportin e Gjakovës dhe në Poligonin ushtarak në Babaj të Bokës.

Ky aktivitet ushtarak ka për qëllim vetëm zhvillimin e ushtrimit dhe rritjen e gatishmërisë operacionale të njësive të FSK-së.

FSK kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për lëvizjet eventuale që mund të shkaktojnë ndonjë shqetësim të përkohshëm në trafik ose në zonat përreth.

Të ngajshme

Pretendohet se Trainkos dërgoi vagonë për riparim në Serbi, reagime nga deputetët e ish-opozitës

Rrezarta Ramaj

Igball Jashari: Ata që e fyen Bacë Rifatin nuk janë njerëz

Rrezarta Ramaj

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel i rrezikuar

Rrezarta Ramaj