Telenews

Manchester United po bën përpjekjet e fundit për transferimin e Emiliano Martinez

manchester-united-po-ben-perpjekjet-e-fundit-per-transferimin-e-emiliano-martinez

Manchester United po bën përpjekjet e fundit për transferimin e Emiliano Martinez

Manchester United po vazhdon të kërkojë një portier të ri dhe Emiliano Martinez i Aston Villas është në krye të dëshirave të tyre.

Sipas Fabrizio Romanos, ‘Djajtë e Kuq’ kanë bërë një qasje të re për argjentinasin kampion bote.

Më herët gjatë verës, United ishte interesuar për huazimin e tij, por bisedimet nuk kishin përparuar.

Tani, klubi ka kontaktuar si Aston Villan ashtu edhe vetë portierin për një transferim të mundshëm.

Paralelisht, United po negocion edhe me Royal Antwerp për Senne Lammens, një portier i ri që shihet si investim afatgjatë.

Me më pak se 48 orë deri në mbylljen e afatit kalimtar, drejtuesit duan të sigurojnë alternativa të besueshme në portë.

Besimi te Andre Onana dhe Altay Bayindir po bie, ndaj Martinez shihet si zgjidhja ideale për të stabilizuar repartin e portierëve. /Telegrafi/

Të ngajshme

Chelsea “tallet” me Arsenalin pas humbjes në finale të Championsit

Blearta

Një fitore larg historisë, PSG synon të barazojë rekordin e Real Madridit

Blearta

PSG apo Arsenal, kush do të jetë kampion në Champions League?

Valjeta Turkaj