Telenews

“Ai ka marrë përgjegjësinë”, trajneri i Zvicrës pas “stuhisë” së Xhakës: Do gjejmë një zgjidhje, por…

Situata e Granit Xhakës ka marrë vëmendje të madhe në Zvicër, ndërsa trajneri i përfaqësueses, Murat Yakin, ka reaguar për herë të parë pas pranimit të futbollistit se kishte përdorur një certifikatë të falsifikuar vaksinimi gjatë pandemisë së COVID-19.

“Atij i vjen keq dhe publikisht e ka marrë përgjegjësinë për atë që ka bërë. Jam i bindur se do të gjejmë një zgjidhje të mirë për të gjithë. Unë dhe Graniti jemi gjithmonë në kontakt. Ai është shumë i matur, i kthjellët dhe mendon e vepron në interesin më të mirë të ekipit. E vlerësoj shumë këtë”- tha Yakin. Kujtojmë që Xhaka nuk është grumbulluar nga Zvicra.

 

Të ngajshme

Gjini: Kosova shkon në zgjedhje, fajtor është Kurti

Yllka Gashi

Gruda pas vendimit të Kushtetueses: Kemi vetëm 13 ditë për ta zgjedhur Presidentin dhe shmangur zgjedhjet

Yllka Gashi

Musliu-Shoshi: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen

Yllka Gashi