Telenews

Gruda pas vendimit të Kushtetueses: Kemi vetëm 13 ditë për ta zgjedhur Presidentin dhe shmangur zgjedhjet

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ky vendim, sipas tij, ka konfirmuar qëndrimet që PDK-ja i ka mbajtur gjatë kësaj periudhe.

Gruda ka renditur katër pika, duke theksuar se Kuvendi nuk është konstituuar brenda afatit kushtetues 30-ditor, ndërsa sipas tij, afati për zgjedhjen e Presidentit ka nisur më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor.

Ai ka deklaruar gjithashtu se nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së duhet të zgjidhet dhe kjo pozitë, sipas tij, nuk mund të anashkalohet.

“Tani kemi vetëm 13 ditë kohë për të vepruar: për t’i miratuar ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale, për ta zgjedhur Presidentin e Republikës dhe për t’i shmangur zgjedhjet e reja. Koha është e kufizuar dhe përgjegjësia tashmë është e qartë.”, ka shkruar Gruda.

Postimi i plotë i Grudes:

Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese ka vërtetuar qëndrimet që PDK-ja i ka mbajtur vazhdimisht gjatë gjithë kësaj kohe:

1. Kushtetuta është shkelur duke mos u konstituuar Kuvendi brenda afatit 30-ditor.

2. Afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit ka filluar më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor. Pra, LVV-ja nuk mund t’i zhvendosë afatet kushtetuese sipas interesit të saj politik dhe ta shtyjë vendin drejt zgjedhjeve më 27 dhjetor, siç ka synuar.

3. Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së duhet të zgjidhet. Kjo pozitë nuk mund të anashkalohet apo të mbetet peng i vullnetit të shumicës parlamentare.

4. Tani kemi vetëm 13 ditë kohë për të vepruar: për t’i miratuar ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale, për ta zgjedhur Presidentin e Republikës dhe për t’i shmangur zgjedhjet e reja. Koha është e kufizuar dhe përgjegjësia tashmë është e qartë.

Vendimi i sotëm konfirmon një parim themelor: afatet kushtetuese nuk janë çështje vullneti politik dhe Kushtetuta nuk mund të përshtatet sipas interesave të momentit.

Të ngajshme

Gjini: Kosova shkon në zgjedhje, fajtor është Kurti

Yllka Gashi

Musliu-Shoshi: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen

Yllka Gashi

Mënyra natyrale për zhdukjen e thinjave

Yllka Gashi