Telenews

Incident me aeroplanin e RAF-it në Uells, lëndohen dy pilotë

Dy pilotë të lënduar në një incident me një aeroplan stërvitor të RAF-it në Uells.

Dy pilotë janë lënduar në një incident ku është përfshirë një aeroplan stërvitor i Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) në Uells, njoftoi policia.

Shërbimet emergjente ndodhen në vendin e ngjarjes në zonën Pencarnisiog të Anglesey-t, pranë bazës së RAF Valley, bëri të ditur Policia e Uellsit të Veriut, shkruan skynews.

“Dy pilotët po trajtohen për lëndime që besohet të jenë të lehta dhe, në këtë fazë, nuk ka raportime për dëme apo lëndime të tjera”, tha policia.

Një zëdhënës i Forcave Ajrore Mbretërore tha: “Një incident ku është përfshirë një aeroplan RAF T2 Hawk, i cili ishte nisur nga RAF Valley, ka ndodhur pranë Anglesey-t.”

“Një hetim është duke u zhvilluar dhe nuk do të komentojmë më tej në këtë fazë”, shtoi ai.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shmangin zonën deri në një njoftim të mëtejshëm.

Të ngajshme

Gjini: Kosova shkon në zgjedhje, fajtor është Kurti

Yllka Gashi

Gruda pas vendimit të Kushtetueses: Kemi vetëm 13 ditë për ta zgjedhur Presidentin dhe shmangur zgjedhjet

Yllka Gashi

Musliu-Shoshi: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen

Yllka Gashi