Telenews

Presidenca jep detaje për takimin e Osmanit me komandantin e KFOR-it

Presidenca ka dalë sot me një njoftim për media për takimin e së hënës mes presidentes Vjosa Osmani dhe komandantit të KFOR-it, Enrico Barduani.

Në të thuhet se shefja e shtetit zhvilloi mbrëmë darkë pune me komandantin e KFOR-it me të cilin bisedoi për zhvillimet më të fundit të sigurisë në vend.

“Në vazhdë të takimeve të rregullta me komandantin e KFOR-it, si dhe në prag të përfundimit të mandatit të tij, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për angazhimin e pandërprerë të tij dhe të ushtarëve të KFOR-it në mirëmbajtjen e paqes dhe të sigurisë në Kosovë në bashkëpunim me institucionet e sigurisë në Kosovë”.

“Ajo ritheksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve tona të sigurisë dhe KFOR-it, si garanci për stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Rreth takimit të një dite më parë mes të parës së shtetit dhe komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, detaje ka dhënë edhe KFOR-i.

Barduani theksoi rëndësinë e zgjidhjes së shpejt të ngërçit parlamentar dhe koordinimit të rregullt me organet e sigurisë si faktor kyç për stabilitetin në vend.

Të ngajshme

Zelensky paralajmëron se Rusia po shton forcat në disa pjesë të vijës së frontit

KushtrimGuraj

Trump: Jam shumë i zhgënjyer nga Putini

KushtrimGuraj

Tahiri vlerëson Kroacinë për kritikat ndaj BE-së për sulmin në Banjskë: Qeveria Kurti ka heshtur, ndonëse Kosova edhe u sulmua edhe u ndëshkua

KushtrimGuraj