Telenews

Zgjedhjet lokale: Më 7 shtator fillon regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta

Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Zgjedhjeve Lokale për kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, KQZ ka njoftuar se regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta do të fillojë më 7 shtator.

Në njoftimin e KQZ-së bëhet e ditur po ashtu se për të mundësuar votimin e personave të regjistruar si votues me nevoja të veçanta, komisioni do të angazhojë ekipet mobile në çdo komunë të Kosovës, në ditën e zgjedhjeve.

Regjistrimi dhe evidentimi i votuesve me nevoja të veçanta do të bëhet në bashkëpunim me institucione relevante dhe përmes platformës elektronike, e cila do të jetë e qasshme në kohën e fillimit të këtij procesi.

Votuesit me nevoja të veçanta përfshijnë tri kategori kryesore dhe regjistrimi i tyre do të bëhet brenda këtyre afateve:

-Regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta do të fillojë më 7 shtator dhe do të përfundojë më 7 tetor 2025.

Votues me nevoja të veçanta, konsiderohen votuesit me zotësi juridike që nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre për të votuar personalisht në vendvotim, për shkak të paaftësisë fizike, shëndetësore ose çfarëdo paaftësie tjetër.

Regjistrimi i këtyre votuesve mund të bëhet përmes platformës elektronike ose fizikisht në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është votuesi.

-Regjistrimi dhe evidentimi i votuesve me lëvizje të kufizuar në institucione do të fillojë më 15 shator dhe do të përfundojë më 2 tetor 2025.

Votues në institucione konsiderohen votuesit me zotësi juridike, me lëvizje të kufizuar në ndonjë institucion: votuesit në hospitalizim, njerëzit e moshuar në shtëpitë e caktuara për të moshuarit, personat në trajtim në institucionet e shëndetit mendor, të burgosurit në burgje dhe të paraburgosurit në qendrat e paraburgimit.

KQZ në bashkëpunim me institucione relevante bën evidentimin e këtyre votuesve.

Votuesit me lëvizje të kufizuar në institucione dhe të evidentuar prej tyre konsiderohen si votues të regjistruar, ndërkaq votuesit që ndodhen në institucione të hospitalizimit, shtëpitë e të moshuarve dhe strehimoret për mbrojtjen e viktimave, mund të regjistrohen edhe individulisht përmes platformës elektronike.

-Regjistrimi i votuesve në rrethana të veçanta do të fillojë më 7 shtator dhe do të përfundojë më 7 tetor 2025.

Votues në rrethana të veçanta konsiderohen votuesit që për shkaqe sigurie dhe votuesit që janë në arrest shtëpiak nuk mund të votojnë në vendovitimin e tyre të caktuar.

Regjistrimi i votuesve që për shkaqe sigurie nuk mund të votojnë në vendvotim bëhet përmes platformës elektronike të KQZ-së si dhe duke kërkuar asistimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është votuesi, ndërkaq, KQZ në bashkëpunim me institucionet përkatëse bën evidentimin e qytetarëve me të drejtë vote që ndodhen nën masën e arrestit shtëpiak.

Të ngajshme

Zelensky paralajmëron se Rusia po shton forcat në disa pjesë të vijës së frontit

KushtrimGuraj

Trump: Jam shumë i zhgënjyer nga Putini

KushtrimGuraj

Tahiri vlerëson Kroacinë për kritikat ndaj BE-së për sulmin në Banjskë: Qeveria Kurti ka heshtur, ndonëse Kosova edhe u sulmua edhe u ndëshkua

KushtrimGuraj