Telenews

Ndalohen tri automjete që po transportonin dru në mënyrë ilegale në Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndaluar tri automjete që po transportonin dru.

Në kuadër të zbatimit të planit operativ “Mbrojtja e pyjeve 2025”, me datën 06.09.2025, njësitë policore të stacionit policor në Ferizaj kanë realizuar një aksion në terren, gjatë të cilit janë ndaluar tre automjete me targa vendore që transportonin dru”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë të Ferizajt.

“Gjatë kontrollit është konstatuar se shoferët e këtyre automjeteve po transportonin materiale drusore pa dokumentacionin e nevojshëm. Në bazë të informacioneve operative, aksioni është zhvilluar me sukses, ndërsa automjetet dhe lënda drusore janë sekuestruar nga zyrtarët e pylltarisë për procedura të mëtejme ligjore”.

Policia Rajonale e Ferizajt ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë përmes linjave emergjente dhe aplikacionit Lajmëro Policinë.

Të ngajshme

Urimi i Presidentes Osmani për Vitin e Ri 2026

Donat Hashani

Hamza uron qytetarët për Vitin e Ri: Besoj te një e ardhme më e mirë për secilin

Donat Hashani

Bora paralizon rrugët në Poloni, kolona të veturave deri në 20 km

Valjeta Turkaj