Telenews

Volvo fillon prodhimin e modelit elektrik për tregun evropian

Volvo ka njoftuar se ka filluar prodhimin e modelit tërësisht elektrik ES90 për tregun evropian dhe veturat tani po dalin nga linja e montimit në qytetin Chengdu të Kinës.

Shitjet e Volvo ES90 pritet të fillojnë “më vonë këtë vit” dhe pas debutimit evropian, modeli elektrik do të shfaqet edhe në disa nga vendet kryesore në rajonin e Azi-Paqësorit, megjithëse ende nuk është specifikuar se në cilat.

ES90 pozicionohet si një “veturë për të gjitha rastet”.

Ai bazohet në platformën elektrike SPA2, e cila përdoret edhe nga SUV EX90, dhe do të jetë i disponueshëm në tre versione.

Më shumë detaje do të bëhen publike së shpejti.

Të ngajshme

Përdor ChatGPT, por s’e pranon? Ja pse ndodh kjo –

KushtrimGuraj

Pa gomë rezervë në veturë? Ja çfarë duhet të bëni –

KushtrimGuraj

Nga 11 tetori, tregu i veturave në lokacionin e ri

Yllka Gashi