Telenews

Festë e kthyer në zi – momenti kur demi godet për vdekje një banor lokal në Cadiz të Spanjës

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin turistik Ubrique të provincës Cadiz në Spanjë, ku një burrë 57-vjeçar humbi jetën gjatë festivalit “Toro del Gayumbo”.

Ai u përpoq të shpëtonte duke u kapur pas hekurave të një dritareje, por u rrëzua dhe u godit disa herë nga demi i quajtur Mosquetero.

Viktima u transportua me urgjencë në qendrën shëndetësore më të afërt, por ndërroi jetë pak pas mbërritjes, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Autoritetet lokale shpallën një ditë zie dhe anuluan fishekzjarrët e mbrëmjes si shenjë respekti.

Banorët kanë reaguar me tronditje, ndërsa një pjesë e tyre kritikojnë mbajtjen e ngjarjeve të tilla që, sipas tyre, rrezikojnë jetën e njerëzve dhe kafshëve.

Ngjarje të ngjashme kanë ndodhur edhe në provinca të tjera spanjolle vitet e fundit, duke ngritur sërish debatin për sigurinë e festivaleve tradicionale me demat.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve për qetësi dhe respekt ndaj viktimës dhe familjes së tij.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 10 shtator

Erzana Fazliu

Ekspertët e aviacionit: Kosova duhet të ketë staf profesional për dronë

Donat Hashani

Prokuroria ndalon 10 personat e arrestuar në Prishtinë për drogë dhe armë

Donat Hashani